Top Channel ka arritur të sigurojë fotot e dy minatorëve që humbën jetën këtë të shtunë pas shembjes së galerisë së kromit në Tropojë, ku ata po punonin.
Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Lajthizë, ndërsa viktimë e këtij aksidenti ka mbetur Adil Dauti, 41 vjeç dhe Afrim Zhutaj, 40 vjeç, të dy banues në Tropojë.
“Në vijim të informacionit të dhënë më parë, në lidhje me shembjen e galerisë në fshatin Lajthizë, ku humbi jetën shtetasi A.D, 41 vjeç dhe mbeti i bllokuar në brendësi të galerisë shtetasi A.ZH, ju informojmë se: Nga grupi i Avari-Shpëtimit të Minierave, punonjësit e Policisë dhe minatorët, u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit A. Zh., 40 vjeç, banues në Kepenek, Tropojë“, citohet nga njoftimi.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Top Channel