20-vjeçarja ukrainase fiton medaljen e artë në kërcim për së larti, shpalos flamurin e vendit të saj mes lotësh (Fotot)

19/03/2022 18:14

Ukrainsja Yaroslava Mahuchikh fitoi medaljen e artë emocionale  në kërcim për së larti në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Beograd të Serbisë.

20-vjeçares iu deshën tre ditë për të arritur nga Ukraina në kryeqytetin serb.

Turma brohoriti teksa ajo mbante lart flamurin e vendit të saj.

“Është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.

 “Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë,  tre ditë me makinë  dhe të kërceja këtu ishte shumë e vështirë psikologjikisht sepse zemra ime mbetet në vendin tim. Është shumë e vështirë, por mendoj se kam bërë shumë mirë për vendin tim, sepse e mbroj vendin tim në pistë”, tha ajo.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA