“Të krijohet një parti politike”, dita e 36 e protestës, tubimit i bashkohen edhe personat e liruar sot nga Blloku i Sigurisë, marshohet nëpër Tiranë 05/07 22:56
Ukrainsja Yaroslava Mahuchikh fitoi medaljen e artë emocionale në kërcim për së larti në Kampionatin Botëror të zhvilluar në Beograd të Serbisë.
20-vjeçares iu deshën tre ditë për të arritur nga Ukraina në kryeqytetin serb.
Turma brohoriti teksa ajo mbante lart flamurin e vendit të saj.
“Është një gjë shumë e rëndësishme për vendin tim”, tha Mahuchikh për BBC Sport.
“Për mua, ardhja këtu ishte e vështirë, tre ditë me makinë dhe të kërceja këtu ishte shumë e vështirë psikologjikisht sepse zemra ime mbetet në vendin tim. Është shumë e vështirë, por mendoj se kam bërë shumë mirë për vendin tim, sepse e mbroj vendin tim në pistë”, tha ajo.
Top Channel