Rusia kërcënon Bosnjën! Nëse tenton të futesh në NATO, do e pësosh si Ukraina. Reagon ambasada amerikane në Sarajevë

18/03/2022 10:03

Një zyrtar i lartë rus ka deklaruar se Bosnja dhe Hercegovina mund të përsojnë fatin e Ukrainës, nëse bashkohen me aleancën ushtarake të NATO -s .

Deklarata e fortë u dha të enjten, ku ambasadori i Rusisë në Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Kalbukhov, tha se vendi ishte i lirë të bënte zgjedhjen e tij në lidhje me NATO-n, por paralajmëroi se Kremlini do të “përgjigjej”.

Nëse Bosnja dhe Hercegovina vendos të jetë anëtare e ndonjë aleance, kjo është një çështje e brendshme. Përgjigja jonë është një çështje tjetër”, tha ai për Ftv.

Këto kërcënime, sipas Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Sarajevë janë të rrezikshme, të papërgjegjshme dhe të papranueshme.

Asnjë palë e tretë nuk ka fjalë në marrëveshjet e sigurisë ndërmjet NATO-s dhe vendeve sovrane. Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë me vendosmëri në krah të Bosnjë-Hercegovinës, ndërsa ajo ndërmerr hapat e nevojshëm për të siguruar vendin e saj në komunitetin euro-atlantik të kombeve” thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Twitter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA