Jeta tragjike e majmunit obez që hëngri deri në vdekje megjithë dashamirësinë e fituar në rrjetet sociale (fotot)

18/03/2022 16:32

Një majmun obez që kishte arritur peshën e sëmurë prej 15 kg dhe shihej duke u ushqyer me mbeturina në rrugët e qytetit, mori mbështeje nga e gjithë bota, edhe pse tashmë fati i tij është i mbuluar nga misteri.

Pak kafshë kishin marrë një vëmendje të madhe sa ajo për majmunin e vjeter te shëndoshë makake, teksa fotot me barkun e tij të madh shfaqeshin në gazeta e rrjete sociale në të gjithë botën.

Uria e tij e pangopur e kishte kthyer në një epitomë talljeje për miliona njerëz teksa njihej për oreksin e tij për shalqinj, kartona qumështi, makarona apo çdo send që i jepej nga vizitorët e tregut të njohur në Bangkok të Tailandës.

Pasi ishte marrë për një kontroll mjekësor nga zyrtarët vendas ai ishte dërgur në një kamp të posaçëm kujdesi për majmunë të shëndoshë  në rezervatin Nakhon Nayok në maj 2017.

Punonjësit thonin se shpresonin të ulnin peshën e tij në atë mesatare të species që është rreth 8kg para se ta lëshonin përsëri në rrugë te shokët e tufës së tij.

Periudha e tij e rehabilitimit raportohet se shkoi mirë me humbjen e të paktën dy kilogramëve, teksa një prej veterinerëve komentonte asokohe: “Barku i tij nuk zvarritet më në tokë. Ai duket në shëndet të mirë, ai është gati për t’u lëshuar, madje është mesuar me ushqime natyrale”.

Por në fakt ajo që ndodhi më tej me majmunin ovez mbetet një mister dhe specialistët supozojnë se ka vdekur pasi vërejtën se mungonte nga tufa e tij prej disa muajsh.

Ekspertët nuk arrinin të vendosnin nëse kishte vdekur nga mosha e vjetër apo nga aktiviteti që pëlqente aq shumë, pra të gëlltiste gjithçka që gjente në rrugët e qytetit.

FOTO GALERI
1/4
Një majmun obez kishte arritur peshën e sëmurë prej 15 kg dhe shihej duke u ushqyer me mbeturina në rrugët e qytetit

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA