Armand Duka nën hetim, shtyhet sërish seanca me një orë, kërkohet përjashtimi i gjyqtarit

18/03/2022 10:48

Gjykata ka shtyrë sërish me një orë seancën për masën e pezullimit të kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Seanca ishte parashikuar të mblidhej sot në orën 10:00, por u shty me një orë, për shkak se është kërkuar përjashtimi i gjyqtarit.

Gjyqtari i caktuar me short për shqyrtimin e kërkesës për përjashtim është Ilir Toska.

Edhe pse u zgjodh per herë të gjashtë në krye të FSHF-së, Armand Duka mbetet ende nën hetim nga Prokuroria për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh, ndërsa Gjykata la në fuqi masën e pezullimit nga detyra.

Top Channel