Masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF, seanca shtyhet për nesër. Avokati i Dukës nuk është dakord me trupin gjykues

17/03/2022 14:38

Seanca gjyqësore për masat e sigurimit ndaj zyrtarëve të FSHF është shtyrë për ditën e nesërme në orën 10:00.

Avokati i Armand Dukës nuk ishte dakord me emrin e Genti Shalës në përbërjen e trupit gjykues dhe kërkoi kohë të paraqesë me shkrim kërkesën për përjashtimin e tij.

Kujtojmë se Armand Duka është zgjedhur për një tjetër mandat në krye të federatës shqiptare të futbollit.

Komuniteti i lojës më të bukur në botë zhvilloi asamblenë zgjedhore paraditen e së martës duke zgjedhur organet më të larta drejtuese. Në përfundim të procesit të votimit për garën për president, Duka mori 37 vota nga 43 delegatë të pranishëm në sallë.

5 vota mori kandidati tjetër Sulejman Starova dhe asnjë votë kandidati Dirtan Shakohoxha.

Asambleja në procesin e saj zgjedhor u përshëndet edhe nga figura të larta të FIFA-s dhe zëvendës presidenti i UEFA-s, Zibi Bonjek, një emër i madh i futbollit polak dhe europian.

Ndërkohë që më pas gjithçka u zhvillua normalisht në fillim me procesin e votimit dhe të numërimit të të votave për garën për president.

Top Channel