53 civilë të vrarë në vetëm një ditë në Chernihiv

17/03/2022 18:07

Rreth 53 civilë raportohet se janë vrarë nga forcat ruse në qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv, të mërkurën, sipas guvernatorit, Vyacheslav Chaus.

“Armiku vazhdon sulmet sistematike të artilerisë dhe ajrore në qendrën rajonale. Ata po shkatërrojnë infrastrukturën civile. Ne po pësojmë humbje të mëdha. Pesëdhjetë e tre trupa të qytetarëve tanë u dorëzuan në morgjet e qytetit vetëm gjatë ditës së kaluar”, raportoi ai.

Chaus tha se autoritetet lokale po punonin për të rivendosur furnizimin me energji, ujë dhe gaz në pjesë të qytetit, pavarësisht bombardimeve të vazhdueshme.

Guvernatori njoftoi gjithashtu një raund tjetër bisedimesh me trupat ruse për të organizuar një korridor humanitar për evakuimin e civilëve nga qyteti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA