Sulmuesi kryesor i Rusisë refuzon të grumbullohet me kombëtaren, shkak lufta ndaj Ukrainës

16/03/2022 10:17

Disa ditë më parë sulmuesi dhe kapiteni i përfaqësueses së Rusisë, Artem Dzyuba u bë protagonist me deklaratat e tij se ishte krenar për prejardhjen dhe kritikat për futbollistët ukrainas, megjithatë këtë herë ka zënë faqet e para të gazetave për një tjetër çështje.

Futbollisti 27-vjeçar që luan me Zenit Shën Petërsburg, ka refuzuar t’i bashkohet përfaqësueses ruse për grumbullimin e muajit mars, teksa lajmin e ka dhënë vetë trajneri Karpin, i cili ka shpjeguar edhe arsyet.

“Kemi folur në telefon me Artem, i cili na kërkoi ndjesë që nuk do të jetë në grumbullim, por tha se e ka shumë të vështirë në këto momente, të mendojë për futbollin. Ai është shumë i shqetësuar për luftën, pasi ka shumë të afërm në Ukrainë, ndaj preferoi të mos vijë këtë herë në grumbullim”, u shpreh trajneri i Rusisë.

Top Channel