Në përfundim të takimit me përfaqësues të biznesit të vogël në Durrës për Paketën e Rezistencës Sociale, kryeministri Edi Rama tha se e treguan që në Durrës e duan më shumë se vlonjatët. Rama shtoi se nuk do të ndërpriten as projektet as rindërtimi në Durrës.
Rama: Shpresoj të mos na duhet të presim për projektet se ndërkohë kemi prerë paratë për shpenzimet që nuk janë investime. Tek projektet shpresoj të mos presim se janë punësim. Nuk do ndërpresim as rindërtimin.
Duhet të shohim bonusin e qerasë se kam marrë nja 2 ankesa, shpresoj të mos ndërpresim disa projekte shumë të bukura për Durrësin sepse në këtë moment e treguat me vepra që më donit më shumë se vlonjatët, ndaj jua thashë që kush më do më shumë, do më ketë aty, pavarësisht se jam deputet tek të dyja.
Top Channel