Pesë persona janë marrë nën hetim nga policia, pasi akuzohen për krim mjedisor.
Policia bën me dije se nën hetim u morën L.L., 48 vjeç (administrator firme) dhe S.D., 33 vjeç të dy banues në Poliçan, pasi në Malin e Tomorit u konstatua shtetasi S.D, me mjetin “Kamion”, duke ngarkuar pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës për llogari të firmës me administrator shtetasin L.L.
Po ashtu, N.T., 42 vjeç dhe Sh.Q., 53 vjeç, (administrator firme), pasi në Malin e Tomorit u konstatua shtetasi N.T, me mjetin “Kamion”, duke ngarkuar pllaka guri dekorative, pa dokumentacionin përkatës për llogari të firmës me administrator shtetasin Sh.Q.
Gjithashtu u mor nën hetim A.Gj., 40 vjeç, banues në Çorovodë, pasi në vendin e quajtur “Mulliri i Babait”, u konstatua duke ndërtuar ambiente shtesë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.
Top Channel