Kadastra vijon të jetë institucion më problematik sa i takon shkeljeve të zyrtarëve dhe abuzimeve me qytetarët. Edhe në konferencën e radhës, ministri i Drejtësisë Ulsi Manja publikoi çudirat e Kadastrës.

Një duzinë zyrtarësh të këtij institucioni në Pogradec shkuan deri aty sa legalizuan një objekt privat brenda shkollës.

Kadastra e Sarandës po ashtu është gjetur me shkelje nga njësia antikorrupsion.

Mes 20 zyrtarëve të kallëzuar nga njësia antikorrupsion dhe 75 të tjerëve për të cilët kërkohen masa, njësia antikorrupsion tregon se çfarë ndodh sot me Kadastrën e Durrësit që dy muaj më parë, por u njoftua shkrirja e saj.

Si shkelje u veçuan dhe abuzimet në sistemin parashkollor ku të gjithë zyrtarët e këtij institucioni do të referohen për hetime të mëtejshme në prokurori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA