Gazetarja ruse Marina Ovsyannikova që pak ditë më parë protestoi kundër luftës në Ukrainë duke hyrë në studion e lajmeve të Channel 1 në Rusi gjatë kohës së transmetimit të drejtpërdrejtë thotë se nuk mund të heshtë më.
Marina Ovsyannikova ngriti pas shpinës së prezantues një pankartë ku shkruhej: “Jo luftës. Mos i besoni propagandës. Ata po ju gënjejnë”.
Në një intervistë për CNN, ajo thotë se kërkon që bota të dijë se shumë rusë janë kundër pushtimit.
Marina thotë se si gazetarë, ajo dhe shumë kolegë të tjerë shohin një mospërputhje mes realitetit dhe asaj që transmetohet në kanalet televizive të vendit.
Dhe nënës sime i është “shpëlarë truri” nga propaganda shtetërore, shprehet gazetarja.
“Unë shqetësohem për ushtarët rusë … Unë mendoj se ata me të vërtetë nuk e kuptojnë pse duhet ta bëjnë këtë, pse po luftojnë”, i tha ajo gazetares Amanpour të CNN.
Të martën, Ovsyannikova u shpall fajtore nga një gjykatë e qarkut në Moskë për organizimin e një “ngjarjeje publike të paautorizuar”. “Shkelja administrative” mbart një gjobë prej 30,000 rubla (rreth 280 dollarë).
Kremlini i ka përshkruar veprimet e saj si “huliganizëm”, një vepër penale në Rusi.
Momentin e guximshëm, Marina e cilëson si të domosdoshëm, por rrëfen se kishte frikë në çdo moment gjatë deri kur u afrua pranë spikeres për t’u siguruar që publiku të lexonte shkrimin në poster. “Lëviza shumë shpejt, kalova sigurimit dhe tregova posterin tim“, tha Ovsyannikova.
Para përpara gjestit të vet tejet të guximshëm, Marina kishte regjistruar një video në të cilën shpjegonte se “ajo që po ndodh në Ukrainë është një krim dhe Rusia është vendi agresor.
“Përgjegjësia e këtij agresioni rëndon në ndërgjegjen e një njeriu, e ai njeri është Vladimir Putin. Im atë është ukrainas, nëna ime është ruse. Këto dy vende nuk kanë qenë kurrë armike. Kjo varëse që mbaj në qafë është simboli se Rusia duhet ta ndalojë menjëherë këtë luftë vëllavrasëse dhe mes kombeve tona, të rikthehet paqja”.
Top Channel