Pasi Instagram u bllokua nga Kremlini, rusët vendosën të lancojnë aplikacionin e ri për ndarjen e fotografive, ‘Rossgram’.
Aplikacioni do të nisë të jetë funksional më 28 mars.
“Partneri im Kirill Filimonov dhe grupi ynë i zhvilluesve ishin tashmë gati për këtë kthesë të ngjarjeve dhe vendosën të mos humbisnin mundësinë për të krijuar një analog rus të një rrjeti social popullor të dashur nga bashkatdhetarët tanë“, tha Alexander Zobov, drejtor i iniciativës.
Rregullatori shtetëror rus i komunikimit Roskomnadzor bllokoi hyrjen në “Instagram” nga e hëna pasi kompania amerikane Meta Platforms tha javën e kaluar se do të lejonte përdoruesit e medieve sociale në Ukrainë të postonin mesazhe të tilla si “Vdekje pushtuesve rusë”.
Meta, e cila gjithashtu zotëron Facebook, tha se ndryshimi i përkohshëm në politikën e saj të gjuhës së urrejtjes zbatohej vetëm për Ukrainën pas pushtimit të Rusisë, duke thënë se do të ishte e gabuar të ndaloheshin ukrainasit që “të shprehnin rezistencën ndaj forcave ushtarake pushtuese”.
Rusia, e cila tashmë ka ndaluar Facebook-un, ka hapur një hetim penal kundër Metës dhe prokurorët i kërkuan një gjykate që të caktojë gjigantin e teknologjisë amerikane një “organizatë ekstremiste”.
Top Channel