Sasi gruri dhe mistri do të eksportohen në të gjithë vendet Ballkanit Perëndimor, paralajmëroi Ministria e Bujqësisë e Serbisë, një lëvizje kjo që vjen pas një ndalese të vendosur ditë më parë.
Njoftimi u bë pas takimit që zhvilluan në Beograd ministri i Bujqësisë i Serbisë, Branisllav Nedimovic, dhe ministrja shqiptare e Bujqësisë, Frida Krifca.
Në deklaratën për shtyp, thuhet se vendet e nismës “Ballkani i Hapur”, si dhe vendet e tjera fqinje, “mund të llogarisin te Serbia si një partner i besueshëm, në kohën e sfidave të mëdha në sektorin ushqimor”.
Përfaqësuesit e Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, që përbëjnë nismën “Ballkani i Hapur”, kanë planifikuar të mbajnë një takim të ri në mes të marsit, por e kanë shtyrë atë për në maj, për shkak të, siç është thënë, luftës në Ukrainë.
Një ditë më herët, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic njoftoi se Serbia do të lejojë eksportin e grurit të kontraktuar në Shqipëri sa më shpejt që të jetë e mundur dhe shtoi se e njëjta gjë do të vlejë dhe per te tjerë.
“Serbia ka mjaftueshëm grurë, e kjo do të thotë se ka mjaftueshëm edhe për vendet e rajonit”, tha Vuçic. Serbia i pezulloi në 10 mars eksportet e grurit, miellit, misrit dhe vajit, për shkak të krizës në tregje që ka shkaktuar lufta në Ukrainë.
Top Channel