Jo pa qëllim Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian Josep Borrell gjatë vizitës në Tiranë u ndal në rrolin e Rusisë në Ballkan kur tha:
Josep Borrell: Sigurisht që jemi të shqetësuar nga ndërhyrja dhe influenca e Rusisë në Ballkanin perëndimor, por kjo nuk është diçka ere. Dezinformimi rus është një fjalë që ne përdorim për të folur propagandën dhe gënjeshtrat sistematike, është rritur, ne e shikojmë dhe e perceptojmë këtë gjë. Ne duhet ta kuptojmë dhe të përballemi me influencën ruse, kudo ku ajo ndodhet në Ballkanin Perëndimor, në disa vende më shumë se në disa të tjera.
Kryeministri Edi Rama pretendimin e Moskës se Shqipëria dhe Kosova po dërgojnë mercenarë në Rusi e vlerësoi si akuza të pabaza dhe shqetësuese. E avancoi mëtej qëndrimin e Borrrel për Rusinë.
Edi Rama: “Rritja e çmimeve është një armë që Rusia kërkon ta përdorë kundër nesh, si vende, për të kundërvendosur opinionet publike ndaj qeverive, në mënyrë që qeveritë të fillojnë të cedojnë në raport me presionin që po i bëjnë Rusisë, jo për Ukrainën në vetvete, por për të garantuar të ardhmen e të gjitha vendeve që janë në radhë pas Ukrainës dhe për të shmangur një Luftë të Tretë Botërore. Këtë armë që Kremlini po e përdor, ne duhet ta neutralizojmë me shumë durim, me shumë vendosmëri dhe qartësi të madhe.
Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëspresidentit të Komisionit Evropian, avancimin e Shqipërisë në rrugëtimin europian momentalisht e lidhin me presidencën Franceze të BE. Zoti Borrell pranoi se lufta në Ukrainë e ka rritur ndërgjegjësimin e zgjerimit duke pranuar se marshi shpejtësisë në këtë proces ishte ulur.
Edi Rama: Presidenca franceze mund ta bëjë këtë në qershor, do ishte mirë ta bënte, por edhe nëse nuk e bën, ne këtu jemi prapë dhe presim kur të bëhet, por nuk presim asnjë sekondë për të vazhduar të njëjtat punë që kemi bërë, që duhet të bëjmë dhe që do të bëjmë dhe që na afrojnë gjithmonë e më shumë me standardet e Bashkimit Europian, këtu në Shqipëri.
Top Channel