Vdes shtatzëna me fëmijën pas bombardimit, fotoja iu bë virale në internet!

14/03/2022 13:43

Si nëna shtatzënë, fotoja e së cilës u bë virale pas bombardimit të maternitetit në Mariupol duke u kthyer në një prej imazheve më shokuese të luftës së Ukrainë, ashtu dhe foshnja e saj, vdiqën që të dyja.

Pamja e gruas së re të përgjakur që transpotohej me barele, bëri xhiron e botës duke u kthyer në një dëshmi therëse të mizorive të luftës në Ukrainës. Ajo u sulmua pikërisht në vendin ku mendonte se do të ishte e sigurt të sillte në jetë fëmijën e saj. Deri tani, ky konsiderohet si njëri nga momentet më brutale të konfliktit që tashmë ka hyrë në ditën e 19-të. Gruaja u dërgua me urgjencë në një spital tjetër, ku mjekët u përpoqën me të gjithë forcat t`i shpëtonin jetën. Por kur kuptoi se po e humbiste fëmijën e saj, ajo u dorëzua dhe i tha mjekëve se nuk donte të jetonte më.

Kirurgu Timur Marin tha se asaj i ishte thyer legeni dhe mjeket ishin përpjekur ta shpëtonin fëmijën me ndërhyrje cezariane, por foshnja nuk kishte me shenja jete. Nëna ndërroi jetë pak më vonë. Pasi u akuzuan për krime lufte, zyrtarët rusë dolën me pretendimin se materniteti ishte marrë në fakt nga ekstremistët ukrainas për t`u përdorur prej tyre si bazë dhe nuk kishte pacient apo mjekë brenda.

Ambasadori i Rusisë në OKB dhe Ambasada ruse në Londër i quajtën të “rreme” imazhet e shpërndara, edhe pse gazetarë të  Associated Press, të cilët kanë raportuar nga brenda Mariupolit që në fillim të luftës, dokumentuan sulmin dhe sic thonë, i panë vetë  viktimat dhe dëmet në maternitetin e shkatërruar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA