Putin rekruton ‘ushtrinë e zëdhënëseve joshëse’ për të justifikuar pushtimin e Ukrainës (fotot)

14/03/2022 16:35

Presidenti rus Vladimir Putin është duke u përpjekur të fitojë edhe në luftën e informacionit për sulmin në Ukrainë, duke rekrutuar një seri zëdhënësesh fotozhenike.

Mediat britanike shkruanin sot se Putin ka dislokuar gjithashtu “ushtrinë e buzëkuqit” për të larguar vëmendjen nga bombat dhe viktimat e luftës.

Mes tyre është shefja e informacionit në ministrinë e jashtme ruse Maria Zakharova e cila e quante  “terrorizëm informacioni” bombardimin e maternitetit javën e shkuar në Mariupol.

Duke dalë në konferencë me buzëkuq të shkëlqyer, ajo hidhte poshtë raportimet ukrainase duke thënë se sulmet ajrore ishin të rreme.

Ndërsa më herët Zakarova raprotonte se në Ukrainë ishin zbuluar 26 laboratore armësh biologjike të financuara nga SHBA, që janë kthyer në videot më të shikuara në rrjetet sociale.

Zakharova është përfshirë në listën e sanksioneve të BE, së bashku me Margarita Simonyan, gazetaren që pretendonte se sulmet në Salisbury me agjentin nervor Novichok ishin të rreme.

Një tjetër propagandiste është dhe ish-spiunja Maria Butina e cila tashmë shërben në parlamentin rus. Javën e kaluar ajo tha në një intervistë me rrjetin BBC se “ukrainasit po bombardojnë veten e tyre”.

Zëdhënësja e komunikimeve të qeverisë britanike Jo Tanner, ish-këshilltare e Boris Johnson, tha se e kupton logjikën e vendosjes së femrave në role të tilla.

“Në këtë mënyrë lëmohen cepat e ashpër të çështjeve,’’ tha ajo.

“Këta zëdhënës luajnë me faktin se njerëzit nuk kanë shumë burime informacioni. I gjithë pushtimi rus bazohet në një gënjeshtër dhe nxitet me vijimin e gënjeshtrës”.

Tanner shton më tej: “Njerzit shpresojnë se këta njerëz janë të gënjyer dhe nuk e dinë të vërtetën kur e japin atë, por për këtë ka shumë dyshime”.

Mark Galeotti, specialist britanik i Rusisë, tha se Putin tha se zyrtarët burra në kostume gri nuk dinë të mëshojnë mirë te mesazhi i tyre, kurse ato si tipi i Zakharova-ve marrin mbulim dhe vëmendjen e publikut.

“Me rolin e tyre këto gra janë më të famshme jashtë Rusisë sesa në vendin e tyre”.

“Nuk duhet se çfarë kanë vërtet në zemrën e tyre por Zakharova e pëlqen natyrën luftuese të punës së saj. Unë them se ajo i besoj plotësisht ato që thotë”, shton Galeotti.

“Kremlinit i intereson të përdorë çdo burim njerëzor që ka. Rëndësi ka të jesh tërheqës, moralin e lëmë te dera”.

FOTO GALERI
2/4
Putin kja dekoruar Zakarova me medaljen Uridhi i Miqesise

Top Channel