Juventus nis autobusë për refugjatët në Ukrainë, shpëtohen fëmijët 6-14 vjec!

14/03/2022 12:52

Përmes një gjesti prekës, klubi Italian i futbollit, Juventus nisi autobusë drejt qytetit hungarez të Zahonit për të marrë atje 80 ukrainas që i janë larguar luftës, shumica fëmijë të moshës nga 6 deri në 14 vjec.

Disa prej këtyre fëmijëve ishin pjesë e shkollave të futbollit në Kiev, Kharkhiv dhe zona të tjera të bombarduara sot nga forcat ruse. Përveç kësaj, autobusët do të dërgojnë edhe ushqime, ilaçe e veshje për personat e tjerë të ndodhur në kufi.

Më shumë se 1.75 milion njerëz janë larguar nga Ukraina në Poloni, që nga fillimi i luftës, pohoi sot Agjencia e Gardës Kufitare polake.Megjithatë, jo të gjithë prej tyre mendohet se janë aktualisht në Poloni.

Sipas autoriteteve atje, rreth një milion refugjatë mbeten në këtë vend, ndërsa të tjerët janë larguar tashmë në shtete. Vetëm të dielën, kufirin e kaluan mbi 82.000 persona.Polonia është vendi me numrin më të madh të refugjatëve ukrainas, ndërsa destinacione të tjera për ta janë edhe Rumania, Moldavia, Sllovakia etj.

Kombet e Bashkuara kanë thënë se numri total i refugjatëve ukrainas ka arritur në gati 2.7 milionë.Shifra e të zhvendosurve të dielën është rritur për më shumë se 100,000 krahasuar me një ditë më herët.Shefi i Agjencisë së OKB-së për Refugjatë, Filippo Grandi, ka thënë se ky është eksodi më i madh i refugjatëve në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA