“Do Zoti nuk më dëgjon nëna që do kthehem në luftë”, reporteri shqiptar tregon rreth Ukrainës

14/03/2022 19:24

Festim Beqiri është një nga reporterët shqiptarë që po raportojnë në frontin e luftës në Ukrainë.

Ai tregoi për “Shqipëria Live” tmerrin që ka përjetuar në Ukrainë duke nisur që nga sulmet e deri tek viktimat që shihnin në rrugë.

Ajo që e ka shtyrë atë të shkojë në Ukrainë pavarësisht këmbënguljes së familjarëve ka qenë lufta e Kosovës.

Ai shtoi se përjetimi i luftës së Kosovës e ka shtyrë të shkojë në Ukrainë.

Teksa u pyet për një rikthim në frontin e luftës ai tha :
“Ishalla nuk më dëgjon mami, por do kthehemi. Ne e kemi lënë Ukrainën sepse shoku jonë do të martohej dhe u detyruam të ktheheshim”, u shpreh reporteri.

Gazetari tregoi vështirësitë që kanë hasur gjatë rrugëtimit të tyre në Ukrainë. Ata janë përballur me sulme dhe pamje dramatike në rrugët e qyteteve, ku shihnin trupa të mbuluar me kartona, ku sulmet i kishin aq pranë.

Pavarësisht këtyre peripecive ata kanë vendosur të rikthehen për të raportuar sërish atje.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel