Protesta kundër rritjes së çmimeve, bllokohet aksi nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë

13/03/2022 18:05

Dhjetëra qytetarë të Bulqizës kanë dalë në protestë këtë të diel pasdite, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës.

Protestuesit kanë bllokuar aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë, ndërsa në terren kanë mbërritur forca të shumta policie.

Pavarësisht vendosjes së Paketës të Rezistencës Sociale, protestat vazhduan sot në disa qytete të vendin. Qytetarët protestuan në Tiranë, Lushnjë, Kukës, Devoll dhe Korçë, me pankarta në duar dhe thirrje drejtuar qeverisë.

Një ditë më parë, Bordi Kombëtar i Menaxhimit të Hidrokarbureve vendosi që çmimi i naftës të  shkonte 217 lekë për litër.

Top Channel