Një lajm i mirë nga anëtari i delegacionit rus: Ka përparim të rëndësishëm në negociatat me Ukrainën

13/03/2022 15:18
Leonid Slutsky speaks to the media following the Russian-Ukrainian talks in Belarus' Brest region on March 7, 2022. - - Belarus OUT (Photo by Maxim GUCHEK / BELTA / AFP) / Belarus OUT (Photo by MAXIM GUCHEK/BELTA/AFP via Getty Images) Leonid Slutsky, a Russian delegation member for the Ukraine-Russia talks, speaks to the media on March 7 in Belarus. (Maxim Guchek/Belta/AFP/Getty Images)

Leonid Slutsky, një anëtar i delegacionit rus për bisedimet Ukrainë-Rusi, tha se është bërë “progres i rëndësishëm” në negociatat me delegacionin ukrainas që nga fillimi i bisedimeve.

“Nëse krahasojmë pozicionet e Rusisë dhe Ukrainës në negociatat në fillim dhe tani, mund të shohim përparim të rëndësishëm”, tha Slutsky.

Sipas agjencisë shtetërore ruse, RIA, Slutsky thekson se kjo është një rruge e mbarë dhe se ka një pritshmëri që të dy delegacionet mund të arrijnë në nënshkrimin e një dokumenti.

“Unë pres që progresi mund të rritet në një pozicion të unifikuar të të dy delegacioneve dhe në një dokument për nënshkrim,” tha ai.

Bisedimet ndërmjet diplomatëve të Ukrainës dhe Rusisë javën e kaluar nuk dhanë ndonjë përparim. Kjo tregohet edhe nga fakti që koridoret humanitare, për të cilat palët ranë dakort që të lejohej evakuimi i civilëve, u sulmuan nga forcat ruse. Numri i viktimave në Ukrainë vazhdon të rritet dhe deri në fund të javës, të dyja palët po shkëmbenin akuza për përdorimin e  armëve kimike .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA