I dënuar me pesë vite burg për largim nga vendi i aksidentit, arrestohet në kufi 36-vjeçari

13/03/2022 16:17
Foto ilustruese

Një 36-vjeçar i shpallur në kërkim pasi gjykata e ka dënuar me burg për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit” u arrestua këtë të diel në Pogradec.

Aspirant Dinoshi, 36 vjeç u ndalua në pikën kufitare të Qafë Thanës, në dalje të Republikës së Shqipërisë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendimin e datës 15.03.2016, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vite burg.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA