Ambra Troplini është vetëm 20 vjec dhe kjo është hera e parë që ajo ngjitet në skenën e TKOB si Zhizel, dhe e dyta si soliste.
Emocionet janë të mëdha por ky produksion i kësaj here i prezanton publikut solistët e rinj dhe bashkë me të edhe dy Zhizel të tjera, Ledian dhe Odetën.
Vepra “Zhizel” do të risillet nga Teatri i Operës dhe Baletit duke filluar nga data 13 deri më 16 mars.
Baleti është vënë për herë të parë në botë në operën e Parisit më 28 qershor 1841. Por “Zhizel” është vënë në skenën shqiptare për herë të parë nga koreografi i njohur Agron Aliaj, në dhjetor të vitit 1988.Ky produksion krejtësisht i ri i TKOB, e pati premierën në vitin 2018, për ditëlindjen e 86 të mjeshtrit Aliaj.
Ledia Sulaj tregon se lëvizjet me shumë elegancë, kanë dashur shumë punë për ta sjellë atë në mënyrën më të mirë të mundshme.
Teatri i Operës dhe Baletit shprehet se baleti “Zhizel” mund të shikohet në çdo kohë e në çdo moshë. “Baleti klasik njeh në gjithë historinë e tij 7 të famshëm, “Zhizel” është njëri prej tyre”.
Top Channel