Policia e Durrësit ka nisur ndjekjen penale të 24 shtetasve të qytetit të Durrësit pasi pretendohet se penguan qarkullimin e automjeteve të transportit, prishën rendin dhe qetësinë publike dhe nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë, gjatë protestës së ditës së djeshme.

Ata janë shtetasit: A. B., 32 vjeç, E. Sh., 33 vjeç, Sh. M., 26 vjeç, F. A., 35 vjeç, L. H., 26 vjeç, B. A., 30 vjeç, S. S., 20 vjeç, O. Sh.,26 vjeç, K. L., 22 vjeç, A. L., 25 vjeç, F. B., 36 vjeç, B. T., 35 vjeç, E. B., 31 vjeç, E. B., 22 vjeç, F. H., 32 vjeç, E. M., 18 vjeç, M. B., 39 vjeç, A. Xh., 39 vjeç, D. H., 33 vjeç, G. L., 18 vjeç, E. V., 33 vjeç, P. D., 49 vjeç, E. M., 22 vjeç, A. N., 35 vjeç.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në akte të kundërligjshme gjatë protesës së datës 11 mars 2022.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë qytetarët që të mos përfshihen në akte dhune dhe të mos bllokojnë lëvizjen e lirë të mjeteve dhe qytetarëve, sepse do të përballen me forcën e ligjit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA