Pas Mevlanit, Efi është përballur me Bledin, i cili duket se ka qenë i preferuari i vajzave. Megjithatë, ai ka pasur më së shumti takime me Efin, të cilës i ka dedikuar dhe një këngë, të cilën tha se do ta publikojë vetëm në rast se do të deklarohet për të.

Krisjen mes tyre e shkaktoi fakti se Bledi zgjodhi të dilte në takim me Lauretën duke refuzuar Efin. Pas kësaj, pranoi të bënte takimin 4 minutësh me Adën, e cila u rikthye sërish në Për’puthen. Ditën e sotme, ata janë përballur me njëri-tjetrin.

Efi: Ishe shumë i sigurt kur foli Mevlani për punën e Samiut. Mesa duket ke ardhur me tekste se po humbet fjalët. Distancimin, gjuhën tënde të trupit më shpjego.

Bledi: I ke pasur punët me mua dhe ke kërkuar hyrje të reja.

Efi: Nëse do ti kisha pasur punët në rregull, do isha deklaruar. Kam interes për ty, edhe çfarë? Kjo të bën ty më të mirë e më të keqe? Ti nuk i kërkon hyrjet e reja, por i takon. Të kam thënë se kam dyshime për diçka.

Bledi: Ti nuk më ke lejuar të afrohem.

Efi: Mos u justifiko me fjalët e mia. Qëndrimi që ke mbajtur me mua, ta kam lejuar por nuk ke dashur vetë.

Bledi: Ti ke thënë afrohu kur ka ndodhur situata me Mevlanin.

Efi: Dua të di, afrimiteti me Lauretën ka 2 rrugë, ose e bëre për inatin tim ose fokusin e ke humbur? Mua nuk më pëlqejnë meshkujt që tërhiqen me vështirësinë e parë.

Bledi: Përderisa Mikela del në prapaskenë dhe thotë për Samiun “kunati”.

Efi: Është shoku i Erionit, ç’lidhje ka me mua.

Bledi: Përderisa Samiu thotë jam 99.99% i sigurt për ty, nuk e ka pas sigurinë kot.

Efi: Samiu është vetëm një justifikim që të iku fokusi.

Bledi: Prej kur ka ardhur Samiu, gjërat janë të mbyllura definitivisht.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA