Britania: Trupat ruse janë vetëm 25 km larg Kiev-it

12/03/2022 09:12

Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar thotë se “pjesa më e madhe” e forcave ruse janë 25 kilometra larg nga qendra e qytetit të Kievit.

Në njoftimin e saj, mësohet se kolona e madhe ushtarake ruse në veri të kryeqytetit është e shpërndarë dhe ka “gjasa t’i shkojë në ndimë një plani të mirëorganizuar për të rrethuar qytetin”.

Mund të jetë edhe një strategji e saj për të shmangur goditjet e forcave ushtarake të Ukrainës, të cilat kanë fituar pozicion ndaj forcave ruse”, thotë Ministria e Mbrojtjes.

Diku tjetër, qytetet e Chernihiv, Kharkiv, Mariupol dhe Sumy janë të rrethuar dhe përballen me granatime të rënda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA