13-vjeçarja me gjendjen muskulare të përkuljes së qafës kryen operacionin e suksesshëm të shpëtimit (fotot)

12/03/2022 21:08

Një vajzë 13-vjeçare me një gjendje te panjohur muskulare që i mbante kokën e përkulur 90-gradë ka kryer operacionin e suksesshëm që i shpëtoi jetën duke i drejtuar qafën.

Afsheen Kumbar besohet se vuante nga një çrregullim që i përkulte rëndë qafën, e njohur në botën mjekësore si ‘tortikolis’.

Problemi ishte shfaqur që kur ajo ishte tetë-muajshe pasi plagosi qafën e saj duke luajtur jashtë.

Prej atëherë ajo nuk arrinte të mbante drejt qafën dhe Afsheen jetonte vazhdimisht në dhimbje, me vështirësi për të ngrënë, për të shkuar në tualet dhe për të ecur.

Gjendja e vështirë e Afsheen e detyroi të linte shkollën dhe të kalonte ditët vetëm duke qëndruar në shtëpinë e saj në Sindh, në Pakistan, me nënën e saj Jameelan, 54 vjeçe, dhe vëllanë e madh Mohammad Yaqoob Kumbar, 29 vjeç.

Por javën e kaluar Afsheen kreu operacionin në spitalin  Agha Khan Karachi, Sindh që rezultoi një sukses i madh, dhe tashmë po rekuperohet në kujdesin intensiv.

Afsheen, një nga gjashtë fëmijët e familjes, lindi e shëndetshme por jeta e saj mori një kthesë dramatike kur pësoi plagosjen teksa luante jashtë.

Tortikollis mund të shkaktohet nga plagë në shtyllën kurrizore ose në muskujt e qafës.

Prindërit e Afsheen e kishin dërguar atë fillimisht te një shërues shpirtëror por nuk pati rezultat dhe gjendja e saj po përkeqësohej.

Me anë të donacioneve e vogla u dërgua në spitalin Agha Khan ku doktorët pranuan ta operojnë duke i dhënë 50 përqind shanse mbijetese.

Megjithse suksesin e operacionit Afsheen do të ketë nevojë për të tjera ndërhyrje për të ruajtur formën e qafës së saj.

FOTO GALERI
5/8
Problemi ishte shfaqur që kur ajo ishte tetë-muajshe pasi plagosi qafën e saj duke luajtur jashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA