Transformimi i 300 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin, Rama poston videon

11/03/2022 08:45

Godinat e 300 qendrave shëndetësore janë rikonstruktuar ose janë ndërtuar nga e para nga qeverisjes nga e majta, sipas kryeministrit Edi Rama.

Ai ka postuar në rrjetin social “Facebook” një video përmbledhëse nga pamja e re që kanë 300 qendra shëndetësore në Tiranë, Dibër, Fier, Gjirokastër, Korçë, Kukës, Lezhë, Shkodër, Berat, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Rama shton se janë ndërtuar ambulanca që kanë sjellë shërbime dinjitoze për mbi 1 milion qytetarë në periferitë më të largëta të vendit, deri dje pa asnjë lloj shërbimi.

FOTO GALERI
2/14

Top Channel