Putin urdhëron që 16 000 vullnetarë nga Lindja e Mesme të ndihmohen të arrijnë në Ukrianë për konfliktin (fotot)

11/03/2022 18:51

Presidenti rus shpjegoi se lëvizja e tij vjen në kundërpërgjigje të përfshirjes së Perëndimit në pajtimin e mercenarëve për të luftuar për Ukrainën.

Vladimir Putin urdhëroi sot të ndihmohen luftëtarët nga Lindja e Mesme “që dëshirojnë të mbështesin Rusinë” në konfliktin e rajoneve separatiste të Donbas, të vijnë në Ukrainë.

Duke folur në këshillin kombëtar të sigurisë në Moskë, Putin tha se vendimi i tij vjen pas verifikimit të mercenarëve perëndimorë në zonat e luftës në Ukrainë.

“Në lidhje me grumbullimin e mercenarëve nga e gjithë bota  dhe dërgimin e tyre në Ukrainë, ata nuk po e fshehin, pra ata, sponsorët perëndimorë të Ukrainës, po shkelin të gjitha normat e ligjit ndërkombëtar”.

“Nëse ka njerëz që dëshirojnë në formë vullnetare të vijnë, jo për para, për të mbështetur popullin e Donbas, ne do të shkojmë të takohemi me ta dhe t’i ndihmojmë të vijnë në zonën e luftës”, tha Putin.

Ndërsa ministri rus i mbrojtjes Sergey Shoigu tha se “republikat rebele” kanë marrë rreth 16,000 kërkesa nga të huaj për të luftuar përkrah tyre, kryesisht nga Lindja e Mesme.

Shoigu sugjeroi gjithashtu kalimin e armatimeve të kapura në konflikt, te rebelët e rajoneve separatiste, dhe Putin e aprovoi.

Lufta e Rusisë ndaj Ukrianës e nisur më 24 shkurt, është pritur me zemëratë ndërkombëtare dhe BE, SHBA e Britania mes të tjerave, kanë vendosur sanksione të ashpra financiare ndaj Moskës.

Sipas shifrave të OKB, 549 civilë kanë vrarë dhe 957 janë plagosur që prej nisjes së konfliktit, por shifra e vërtetë mund të jetë më e lartë.

Më shumë se 2 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina drejt vendeve fqinje, sipas agjencisë së refugjatëve të OKB./Anadolu/

FOTO GALERI
2/3
Shumica e vullnetareve vijne kryesisht nga Lindja e Mesme.

Top Channel