Gjatë protestës në qytetin e Durrësit, qytetarët janë përplasur me forcat e policisë.
Ata bënë thirrje që të mos ndërhyjë policia, të cilët kanë bërë edhe shoqërime. Ndërsa protestuesit kanë arritur të çajnë kordonin e policisë, të tjera forca kanë shkuar menjëherë në vendngjarje për të ruajtur gardhin e policisë.
Protestës i është bashkuar dhe Konfederata e Sindikatave. Protestuesit po lëvizin drejt Urës së Dajlanit që lidh qytetin e Durrësit me autostradën, ndërsa një pjesë po përpiqen të bllokojnë qarkullimin edhe në rrugën paralel me rrethimin e portit. Pas disa minutash, protestuesit u larguan nga hyrja e autostradës drejt Durrësit duke bërë të mundur që të rinisë qarkullimi, por u rikthyen sërish.
18:17 – Protestuesit kanë ndaluar poshtë mbikalimit te Ura e Dajlanit dhe i bëjnë thirrje që shoferëve të fikin makinat. Pas çarjes së kordonit të policisë janë bërë dhe shoqërimet e para.
Numri i lartë i të proceduarve për protestën e një dite më parë ka ndikuar në uljen e numrit të protestuesve në këtë ditë të tretë të protestës në Durrës.
18:24 – Protestuesit nuk dorëzohen. Një pjesë e tyre ngjiten në mbikalim, në sens të kundërt, për të dalë sërish në autostradë e bllokuar qarkullimin.
Pas reagimit të kryeministrit Edi Rama, çmimi i naftës këtë të premte ka nisur të ulet, por sipas një vëzhgimi të korrespondentëve të Top Channel në të gjithë vendin, vihet re se disa kompani ende abuzojnë duke e mbajtur çmimin më lart se të tjerët.
18:33 – Bllokohet lëvizja e kamionëve drejt portit të Durrësit. Dhjetëra kamionë e automjete kanë mbetur në mbikalim. Forca të shumta policore po përpiqen të lirojnë rrugën ndërsa kanë bllokuar hyrjen në mbikalim të protestuesve. Nisin thirrjet kundër qeverisë dhe thirrja ‘Turp’.
Pas vëzhgimit nga grupi i xhirimit të Top Channel, në Durrës, Apet dhe IP e kishte çmimin më të lartë këtë të premte me 246 lekë, e ndjekur nga pika më e afërt në çmim Adi Gaz dhe Lekli me 230 lekë.
Top Channel