Inteligjenca ukrainase: Putin po planifikon një katastrofë në Çernobil

11/03/2022 16:05

Inteligjenca ukrainase pretendon se Rusia do të falsifikojë një sulm terrorist në centralin bërthamor në Çernobil.

“Rusia po përgatit një ‘sulm terrorist’ në termocentralin bërthamor të Çernobilit”, thanë Shërbimet e Inteligjencës të Ukrainës, sipas Daily Mail.

Paralajmërimi erdhi pasi Britania dhe SHBA-ja po ngrinin alarmin mbi dyshimet se Kremlini mund të përdorë armë kimike në luftë.

Ky paralajmërim erdhi një ditë pasi zëvendësministri rus i Energjisë, Yevgeny Grabchak, tha se energjia ishte rikthyer në termocentralin e çmontuar”, pasi Ukraina tha se forcat ruse kishin ndërprerë energjinë elektrike, sipas Daily Mail.

Sipas Daily Mail innteligjenca kundërshtoi këtë dhe përsëriti një paralajmërim të mëparshëm se nëse ndërpritet energjia elektrike, gjeneratorët e emergjencës me naftë të uzinës që ofrojnë energji rezervë për sistemet e sigurisë mund të zgjasin vetëm 48 orë.

Ndërprerja e energjisë dhe paralajmërimi i fundit i Ukrainës ka ngritur shqetësimin se Çernobili mund të jetë vendi i një fatkeqësie tjetër bërthamore, pasi karburanti bërthamor i shpenzuar nuk mund të ftohet pa energji elektrike për të pompuar ujin e ftohtë në pishinat ftohëse.

Kjo do të ishte një katastrofë për Ukrainën dhe popullin e saj.

Forcat ruse kanë pushtuar disa prej centraleve bërthamore që ndodhen në Ukrainë duke shtuar frikën tek kjo e fundit por edhe të vendeve të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA