E dinit që Ori Nebiaj kishte marrë pjesë në një program dashurie? Si “ndaloi” familjen ta shihte pranë një djali

11/03/2022 22:20

Ori Nebiaj, prezantuesja e njohur është shfaqur në ekran edhe si një vajzë në kërkim të dashurisë në emisionin “Kupid” të drejtuar nga Albana Osmani.

Tek “Ëndërrtjerrësit” janë shfaqur pamjet kur Ori u takua me Armandon dhe detyroi motrat që të ulnin automatin në mënyrë që të mos e shihnin prindërit.

“Unë atëherë bëja një Top Select të ngjashëm me Tur Hyskon, ndërkohë që ula automatet e shtëpisë dhe i thoja motrave, në filan orë hiqni dritat në shtëpi që të mos e shohin mami e babi. Kupidi e bëri punën e tij”, tha Ori.

Ndërsa Albana shtoi: “Kupidi nuk kishte asnjë skenar”.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA