Policia e Lezhës ka arrestuar një shtetas shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, për veprat penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë” dhe “Plagosja”.

Për pasojë është finalizuar me sukses nga Policia e Lezhës, operacioni policor i koduar “Gjadri”, ku u bë e mundur vënia në pranga e shtetasit A. M.(B)., 28 vjeç, banues në fshatin Gjadër, Lezhë.

Operacioni u zhvillua nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Lezhë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Më herët, Gjykata e Pavias, Itali, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë dhe “Plagosja”, parashikuar nga Kodi Penal italian. Arrestimi i 28-vjeçarit u bë me qëllim ekstradimi drejt Italisë.

Ndërsa në Shqipëri, ai është proceduar edhe më parë për veprat penale  “Shkatërrim prone” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA