Britania i dërgon Ukrainës “raketën më të shpejtë në botë”: Shkatërrim i garantuar!

10/03/2022 15:48

Britania po planifikon t’i dërgojë Ukrainës raketat më të shpejta tokë-ajër në botë, e pohuar kjo nga sekretari i Mbrojtjes Ben Wallace.

Wallace tha përpara ligjvënësve britanikë se raketat e lëvizshme me shpejtësi të lartë Starstreak do t’u dorëzohen zyrtarëve ukrainas për të ndihmuar në rrëzimin e avionëve ushtarakë rus. Ato lëvizin me një shpejtësi tre herë më të lartë se ajo e zërit, dhe ndahen në tre pjesë duke shpuar armaturën përpara se kokat që bartin, të shpërthejnë.

Raketahedhëset e përdorura për to, mund të mbahen në shpatull apo të montohen në automjet. “Ky sistem do të mbetet brenda përkufizimit të armëve mbrojtëse, por do t’i lejojë forcat ukrainase që të mbrojnë më mirë qiellin e tyre“, sqaroi Wallace. Ai gjithashtu konfirmoi gjithashtu se deri tani, ukrainasve u janë dhënë edhe 3,615 armë antitank, të cilat duket se kanë një efikasitet shkatërrues.

Një ditë më parë, drejtues të shërbimit amerikan të zbulimit pohuan se Rusia e nënvlerësoi rezistencën që do të haste në Ukrainë. Megjithëse nuk është e qartë nëse presidenti rus synon të marrë të gjithë Ukrainën, apo nëse do të ndalej me diçka më pak, ata sërish paralajmëruan se Putin mund ta përshkallëzojë më tej situatën pavarësisht kostos së lartë që kjo mund të ketë me viktima në radhët e popullsisë civile.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA