Aktori Joaquin Phoenix kthehet në Napoleon/ Fituesi i Oskarit luan perandorin trupvogël që tmerroi botën (fotot)

10/03/2022 21:51

Me siguri që duhet njëfarë aktori “me staturë” për të luajtur rolin e Napoleon Bonaparte, edhe pse ai thuhet se nuk kishte gjatësinë trupore aq të madhe sa fama e emrit të tij, shkruan Daily Mail.

Por detyra nuk duket se trembi Joaquin Phoenix, aktorin 47 vjeçar që me fisnikërinë e tij po transformohet në perandorin francez për filmin e tij të fundit.

Lajmi vjen teksa xhirimet e filmit u pikasën nga paparazët në Greenwich në juglindje të Londrës  ku Phoenix shihej me veshje të plotë ushtarake duke u hequr si perandori sypatrembur.

Megjithë thashethemet për trupin jo dhe aq të gjatë të Napoleonit, ai besohet se arrinte 1.70 cm që ishte gjatësia mesatare e burrit për epokën. Phoenix eshte pak me i gjate ne 1.80

Filmi në fakt eksploron ngjitjen e Napoleonit në pushtet me anë të marrëdhënies me gruan e tij Josephine.

Phoenix luan aty përkrah aktores Vanessa Kirby, e cila luan gjithashtu princeshën Margaret në serialin The Crown.

Këtu Phoenix ribashkohet me regjizorin Sir Ridley Scott pas pjesëve në filmin ‘Gladiator’ në vitin e largët 2000.

Ridley tha: “Napoleoni është një burrë që më ka magjepsur gjithmonë, ai erdhi nga hiçi për të udhëhequr gjithçka, por në fakt lufta më e madhe ishte me gruan e tij qejflie Josephine që e tradhtonte.

“Ai pushtoi botën duke u përpjekur të fitonte dashurinë e saj, dhe kur nuk mund ta merrte këtë, pushtimin e ktheu në shkatërrim”, sipas bindjes së regjizorit anglez.

Filmi pritet të publikohet vitin që vjen.

FOTO GALERI
2/5
Megjithë thashethemet për trupin jo dhe aq të gjatë të Napoleonit, ai besohet se arrinte 1.70 cm

Top Channel