“I kërkoj falje bashkëshortit pasi…”/ Për herë të parë Sara Mila flet për familjen, bën live në “Goca dhe Gra” dedikimin romantik për partnerin
Me siguri që duhet njëfarë aktori “me staturë” për të luajtur rolin e Napoleon Bonaparte, edhe pse ai thuhet se nuk kishte gjatësinë trupore aq të madhe sa fama e emrit të tij, shkruan Daily Mail.
Por detyra nuk duket se trembi Joaquin Phoenix, aktorin 47 vjeçar që me fisnikërinë e tij po transformohet në perandorin francez për filmin e tij të fundit.
Lajmi vjen teksa xhirimet e filmit u pikasën nga paparazët në Greenwich në juglindje të Londrës ku Phoenix shihej me veshje të plotë ushtarake duke u hequr si perandori sypatrembur.
Megjithë thashethemet për trupin jo dhe aq të gjatë të Napoleonit, ai besohet se arrinte 1.70 cm që ishte gjatësia mesatare e burrit për epokën. Phoenix eshte pak me i gjate ne 1.80
Filmi në fakt eksploron ngjitjen e Napoleonit në pushtet me anë të marrëdhënies me gruan e tij Josephine.
Phoenix luan aty përkrah aktores Vanessa Kirby, e cila luan gjithashtu princeshën Margaret në serialin The Crown.
Këtu Phoenix ribashkohet me regjizorin Sir Ridley Scott pas pjesëve në filmin ‘Gladiator’ në vitin e largët 2000.
Ridley tha: “Napoleoni është një burrë që më ka magjepsur gjithmonë, ai erdhi nga hiçi për të udhëhequr gjithçka, por në fakt lufta më e madhe ishte me gruan e tij qejflie Josephine që e tradhtonte.
“Ai pushtoi botën duke u përpjekur të fitonte dashurinë e saj, dhe kur nuk mund ta merrte këtë, pushtimin e ktheu në shkatërrim”, sipas bindjes së regjizorit anglez.
Filmi pritet të publikohet vitin që vjen.
Top Channel