Protesta para kryeministrisë për rritjen e çmimeve: Të bëjmë rezistencë pa ndalim, të bllokojmë çdo centimetër

09/03/2022 18:07

Rritja e çmimit të naftës ka mbledhur qytetarët për të protestuar para kryeministrisë, ku kërkojnë heqjen e taksave. Mes qytetarëve ishte edhe aktori i humorit Flor Binaj, i cili mbante në dorë një pankartë me fotografinë e Bashës dhe Ramës të shoqëruar me thëniet e tyre.

“Unë nuk kam humbur asnjë garë”, thotë Basha ndërsa Rama thotë: “Unë nuk kam rritur asnjë taksë”.

“Shqiptarët rrëzuan diktaturën kur u bashkuan. Ndërsa protestojnë, liderin e kemi në Dubai. Presidenti i Ukrainës i jep njerëzve shpresë, ky i joni thotë shtrëngoni dhëmbët”, tha Binaj.

Nga ana tjetër, pedagogu Ervin Goci kërkoi që shqiptarët të bllokojnë cdo centimetër të territorit të Shqipërisë derisa qeveria të vendosë. Ndër të tjera thotë se protesta nuk do të ndërpritet, nga dita e nesërme e në vijim do të mblidhen sërish për të protestuar në orën 17:00 para kryeministrisë.

Ervin Goci: Unë kërkoj sot dorëheqjen e ministres së Energjitikës sepse dëmin e kam marrë. Dal nga shtëpia, blej, eci, jam duke i cuar paratë në pus në çdo sekond. Sigurisht që ne nga disa shërbime jetësore nuk heqim dot dorë se kemi familjarë, halle e gjëra. Zgjidhja nuk është të heqësh dorë, por bllokim total në çdo cm të Shqipërisë, bujqit, fermerët, taksixhinjtë, çdo shqiptar duhet të bllokojë çdo cm të territorit derisa të ndryshohet. Shqipëria nuk prodhon një p*rdhë. Kush e ka fajin për këtë? Qeveria e ka fajin. Të bëjmë rezistencë pa ndalim. Nesër në orën 17:00 të jemi këtu prap, protesta nuk ndërpritet. Kush ndërpret protestën, nuk ka besim e asgjë nuk ja vlen ta dëgjosh e as t’i shkosh nga mbrapa.

Në një lidhje live për “Ftesë në 5”, avokati Adriatik Lapaj tha se janë të gatshëm për të ndarë barrën në kohë krize, por jo që qeveria të përfitojë nga shqiptarët.

Lapaj bëri  thirrje që të gjithë të dalin dhe të protestojnë kundër rritjes së lartë të çmimeve.

Adriatik Lapaj: Ky është një abuzim i hapur me xhepat e shqiptarëve. Energjia është baza. Qeveria nuk mund të përfitojë në kurriz të qytetarëve. Nëse jemi në krizë, jemi për ta ndarë barrën jo ta çojmë situatën në të papërballueshme. Kryeministri nuk tregon të vërtetën se në 260 lekë që ka shkuar nafta, 130 lekë i merr shteti shqiptar. Deri dje fitonte 100 lekë për litër, sot në 130 lekë. Kjo nuk duhet të ndalë. Ne nuk mund të largohemi nga vendi jonë. Të gjithë të dalin nëpër sheshe.

FOTO GALERI
1/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA