Moderatorja Dojna Mema, përmes një postimi në rrjetin social “Instagram” ka njoftuar ndjekësit se është në një pritje të ëmbël.

Fjalët s’më mungojnë kurrë, por që të përshkruaj atë që ndjej tani, do të më duhej t’i krijoja. Ndaj po të lë ty mam të flasësh, me rrahjet e zemrës sate”, shkruan ajo.

Në finalen e “Big Brother VIP” moderatorja Arbana Osmani zbuloi se ‘reality show-n’, që u shndërrua në më të ndjekurin në vend e kanë prezantuar dy persona, duke nënkuptuar se ajo është në pritje të një fëmije.

Me sa duket dhe “Big Brother VIP Fan Club”, që transmetohej çdo të diel, e kanë prezantuar dy persona, pasi Dojna thotë se është në javën e 16-të të shtatzënisë. Dojna Mema dhe partneri i saj, këngëtari Vlashent Sata do të bëhen prindër për ehrë të parë, ndërkohë që moderatorja nuk ka zbuluar gjininë e bebit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema)

FOTO GALERI
2/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA