Aktorja e njohur indiane thyen heshtjen për sulmin seksual (fotot)

08/03/2022 18:11

Bhavana Menon, aktorja e njohur nga shteti i jugut të Indisë, Kerala, thotë se është marrë peng dhe përdhunuar në 2017, duke thyer heshtjen vetëm pas pesë vjetëve pas asaj që ajo quante “rrugëtim i vështirë i kthimit nga një viktimë, në një të mbijetuar”.

Menon, e cila ka punuar në më shumë se 80 filma në gjuhët e Indisë jugore dhe ka fituar një numër çmimesh prestigjoze, ishte sulmuar nga një grup burrash teksa udhëtonte nga Thrissur drejt Kochi në shkurt 2017.

Sulmi i rëndë ndaj saj ishte në faqet e para të mediave, veçanërisht kur ai autor kryesor i dhunës u emërua Dileep, aktor i njohur i industrisë indiane të filmit dhe koleg i viktimës në disa filma të njohur.

Ai i mohoi akuzat por u arrestua dhe u mbajt në paraburgim për tre muaj para se të lirohej me kusht.

Çështja është ende duke u dëgjuar në gjykatë.

“Isha më parë një vajzë normale që pëlqentë të zbavitej dhe ndodhi ky incident që ktheu përmbys jetën time. Shumë njerëz shohin fotot e buzeqeshura që postoj në rrjetet sociale por kam përshkuar rrugën e ferrit dhe jam rikthyer”, tha Menon në një intervistë telefonike.

Ajo shtonte: “Fillimisht fajësoja veten por në 2020 kur nisi gjyqi unë kam dëshmuar në gjykatë për 15 ditë, dhe aty gjërat ndryshuan. Unë që isha ajo që donte të harronte gjithçka, duhej të kujtoja çdo detaj të tmerrit”.

Ajo tha se sulmuesit kishin bërë video të aktit të rëndë dhe me to e shantazhonin.

Shumë prej komentuesve flisnin kundër viktimës duke i kërkuar se përse udhëtonte në orët e mbrëmjes apo duke thënë se akuzat janë të sajuara, e se ajo vetë e kishte inskenuar.

“Ishte shumë e rëndë, ato që thonin njerezit më copëtonin, isha kthyer në një viktimë pa dinjitet dhe e turpëruar”.

“Unë isha një aktore e njohur dhe më pas lajmet më tregonin në foto mua dhe sulmin në detaje. Pasi detajet e sulmit u publikuan ata e hoqën emrin tim por atëherë të gjithë e dinin”.

“Ky nuk ishte një rrugëtim i lehtë, të kthehesh nga një viktimë në një të mbijetuar. Për 5 vjet emri im u fsheh nën peshën e sulmit që ishte kryer ndaj meje”, shkruante ajo.

“Por megjithse nuk jam unë ajo që kreu krimin, kishte shumë tentativa për të më turpëruar, heshtur dhe izoluar. Në këtë kohë ka pasur disa njerëz që guxuan të më ndihmonin që zëri im të dëgjohej, ndërsa tani unë dëgjoj shumë zëra që flasin për mua dhe nuk jam më vetëm në luftën për drejtësi”.

FOTO GALERI
1/3
Autor kryesor i dhunës u emërua Dileep, aktor i njohur i industrisë indiane të filmit dhe koleg i viktimës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA