Gratë dhe vajzat në të gjithë botën më ”8 Mars” përpiqen të japin mesazhe në mënyra të ndryshme për brazinë gjinore, kundër dhunës, shkollimit apo karrierës.

Instalacioni  “Këpucët e kuqe” e artistes meksikane Elina është pozicionuar në sheshin “Skënderbej” në  Tiranë.

Këpucët simbolizojnë gratë e vrara, kurse ngjyra e kuqe, gjakun e derdhur.

Studentet e fakultetit të Shkencave sociale po marshojnë këtë 8 Mars drejt Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar barazi gjinore.

Tetë orë në këmbë, student dhe punëtor, a të fle gjumë, a t’shkoj në shkollë. Dua liri, të drejta unë dua, ba-ra-zi, mes burrit dhe gruas

Bukë dhe trëndafila, bukë dhe trëndafila, djem edhe vajza, së bashku protestojmë, në rrugë do të dalim të drejtat të kërkojmë, është një nga thirrjet e tyre”, janë një pjesë e thirrjeve të tyre.

Emrat e rrugëve të kryeqytetit një prej mbrëmjeve të janarit u zëvendësuan në mënyrë simbolike me emrat e 20 grave të cilat përgjatë vitit që lamë pas ishin viktima të dhunës së bashkëshortëve të tyre, nismë e ndërmarrë nga një grup aktivistësh.

Viti 2021 u mbyll me një bilanc tragjik grash të vrara, ndërsa u pasua sërish me ngjarje të tjera gjatë 2022-shit.

Gjatë vitit 2022 janë vrarë:

Valdete Manaj, 50 vjeç, nga bashkëshorti, i cili e fshehu krimin, fshati Sheq i Madh, Fier, shkurt

Bukurie Bami 60 vjeç dhe vjehrra e saj 80-vjeçare, Fatmira Bami në Devoll nga një grabitës, mars

Gjyle Topalli, 40 vjeç nga ish-bashkëshorti në Vaun e Dejës

Edhe viti që lamë pas ka një bilanc të rëndë, ku u vranë:

Lumturie Bici, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në Librazhd
Klarita Ismalaja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Krujë
Diana Vuka, 59 vjeç, vrarë nga i vëllai, Shkodër
Zhaneta Metane, përdhunuar, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë
Kristina Bardhi, shfrytëzuar për prostitucion dhe vrarë nga Përparim Tela, Tiranë
Liljana Buzo, 54 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Elbasan
Dorina Alla, 39 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, në prani të fëmijëve, Itali
Fëllënza Shirja, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Kavajë
Irvana Hyka, 28 vjeç, vrarë nga bashkëshorti në prani të fëmijëve teksa ishte shtatzënë, Fier
Luljeta Heshta, 47 vjeç, vrarë nga partneri, Itali
Sanije Bandula, 83 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Shkodër
Anisa Shehu, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi
Joana Peca, 27 vjeç, qëlluar nga bashkëshorti në prani të fëmijëve, Florida, SHBA
Sabrina Bengaj, 23 vjeç, vrarë nga ish-bashkëshorti, Fier
Violeta Gurraj, 47 vjeç, vrarë në shtëpinë e saj nga bashkëshorti, Shkodër
Fëllënxë Rrasa, 45 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Divjakë
Jawsackie Jaboah, 31 vjeç, vrarë nga bashkëshorti shqiptar, Tiranë
Elinda Topalli, 50 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Austri
Elona Ibrushi, 36 vjeç, vrarë nga bashkëshorti, Greqi.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA