Gjykatësi tha se 36-vjeçari kreu një sulm seksual të ulët e të vazhdueshem
Një rreshter policie në Britani është burgosur 10 vjet për përdhunimin e një gruaje me kriza paralize e cila pas përdhunimit kishte lindur fëmijën e tij.
Ben Lister u shpall fajtor për sulm seksual dhe përdhunim të gruas me të cilën po rrinte në një shtëpi pasi kishin qenë në një bar në vitin 2016.
Prokurorët thanë se 36 vjeçari oficer policie, kishte tërhequr gruan e dehur nga divani ku po flinte dhe nisi ta prekte seksualisht, teksa ajo ishte në variante intervalesh, herë zgjuar herë pa ndjenja.
Duke dhënë dënimin e tij gjykatësi i Bradford, Jonathan Rose tha se i akuzuari kishte kontaktuar me gruan një ditë më pas, “për të parë nëse ia kishte hedhur për fajtin që kishte bërë seks me një grua pa ndjenja”.
Kur viktima e pyeti nëse kishin bërë seks, gjyjktësi tha se Lister “nisi një seri gënjeshtrash” duke thënë se nuk kishin bërë seks, por disa aktivitete seksuale.
Gruaja zbuloi më vonë se ishte shtatzënë dhe aty mësoi se e kishin përdhunuar, u tha në gjykatë.
Testet e ADN-së tregonin se Lister ishte babai i fëmijës.
Gruaja iu drejtua policisë në janar 2020 dhe Lister u arrestua e u mor në pyetje.
Ai mohonte përdhunimin, duke thënë se kontakti seksual mes të dyve ishte konsensual.
Në një deklaratë për gjykatën, gruaja thotë se e do shume vajzën e saj, të lindur is pasoje e përdhunimit.
“Nuk po e kaloja mirë shtatzaninë dhe mendoja se nuk duhet ta mbaja fëmijën. Thellë unë e dija atë që më kishtë ndodhur dhe mënyrën sesi u ngjiz ajo”.
“Nuk e bëra abortin sepse kisha frikë se do të më bënin pyetje që nuk isha e gatshme të shpjegoja asokohe.
Gruaja shtonte: “Ajo është një vajzë e vogël dhe e dashur dhe unë jam e tmerruar nga e ardhmja. Nuk dua të më urrejë kur të rritet edhe pse nuk kam bërë asgjë të gabuar”.
Gjykatësi i tha Lister: “Ju përfituat nga ajo, duke e ditur se nuk mund t’ju refuzonbte fizikisht. Ti ishe një oficer policie edhe pse jashtë detyre”.
Top Channel