Forcat e ‘sfilitura’ të Vladimir Putinit mund ta humbasin luftën në Ukrainë, thotë një komandant i lartë ushtarak në Mbretërinë e Bashkuar.
Admirali Sir Tony Radakin analizon situatën e ushtrisë, dhe del në përfundimin se gjendja e trupave të Moskës është shumë e keqe e pushtimi “nuk po shkon aspak mirë”.
Kur nisi sulmi në 24 shkurt, u mendua gjerësisht se ishte e pashmangshme që tanket ruse do të hynin në Kiev brenda disa orësh. Megjithatë një sërë goditjesh strategjike dhe rezistenca e jashtëzakonshme jo vetëm e forcave ukrainase, por edhe e civilëve, bëri që fushata e Moskës të dilte nga parashikimet.
Komentet e Radakin, ish kreu i Marinës Mbretërore britanike, erdhën në mesin e raporteve se 8 avionë luftarakë rusë janë rrëzuar brenda 24 orësh. Rusët, në kundërshtim me doktrinën e tyre ushtarake, u detyruan për here te pare të pranojnë se i janë vrarë më shumë se 500 ushtarë.
Dhe në atë që po shihet si një “shembull i turpshëm paaftësie”, autokolona gjigande me qindra mjete ushtarake dhe 15 mijë trupa ruse, ka mbetur në vend e nuk po avancon më. Objektivi i saj ishte rrethimi i Kievit dhe mposhtja e moralit ukrainas, por ky operacion tani llogaritet të ketë një vonesë të tmerrshme, duke i dhënë akoma edhe më shumë forcë zërave që thonë se shefi i Kremlinit nuk do të arrijë ta mbajë për një kohë të gjatë fushatën ushtarake kundër vendit fqinj.
Top Channel