Kosova do të strehojë ukrainasit/ Do të vendosen edhe 20 gazetarë ukrainasdo të punojnë nga Prishtina

07/03/2022 20:13

Nga fillimi i luftës në Ukrainë mbi një milionë qytetarë janë larguar nga vendlindja e tyre.

Kosova është rreshtuar krahas vendeve të tjera evropiane për të pritur refugjatët ukrainas.

Me një rezolutë të miratuar në Kuvendin e Kosovës, vendi hapë dyert për 5000 refugjatë. Qeveria e Kosovës thonë se ende nuk ka ndonjë numër e kohë të caktuar të atyre që pritet të vijnë.

Sipas planit të reagimit për menaxhimin e fluksit të mundshëm të migrantëve, refugjatëve dhe aplikuesve për mbrojtje ndërkombëtare, Kosova kapacitetet akomoduese ka për 2416 persona ne Qendrat për Shtetësi, Azil dhe Migracion.

Përpos refugjatëve, Kosova do të presë edhe 20 gazetarë ukrainas, të cilëve do tu ofrojë edhe të gjitha kushtet e nevojshme të punës. Për këtë, qeveria e Kosovës ka ndarë 150 mijë euro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA