Ambasada e Gjermanisë në Afrikën e Jugut ka dënuar pretendimet e Rusisë se ka sulmuar në Ukrainë për të “spastruar nazistët” në Ukrainë duke akuzuar se po vret njerëz të pafajshëm.
Ambasada i përgjigjej një komenti në rrjetet sociale të homologëve të tyre rusë, teksa këta të fundit parashtronin motivet e nisjes së operacionit ushtarak në Ukrainë muajin e kaluar.
Komenti rus thoshte: “Kemi marrë shumë letra solidariteti nga individë dhe organizata në Afrikën e Jugut”.
“Ne vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të lumtur që keni vendosur të qëndroni me ne, në një kohë kur Rusia, ashtu si 80 vjet më parë, po lufton kundër nazizmit në Ukrainë!”
Por diplomatet gjermanë u përgjigjën: “Më vjen keq por nuk mund të heshtim për këtë, është shumë cinike”.
“Ajo që Rusia po bën në Ukrainë është të vrasë njerëz të pafajshëm dhe jo të luftojë nazizmin, për fat të keq ne jemi ekspertë për këtë”, shtonte ambasada gjermane.
Inkursioni rus në Ukrainë nisi më 24 shkurt dhe është dënuar nga komuniteti perëndimor .
Por lufta ka ngritur alarmin bërthamor teksa Putin ka vendosur në gjendje të lartë alarmi arsenalin bërthamor, në kundërpërgjigje të sanksioneve perëndimore.
Russia paralajmëroi sot edhe Britaninë për ndihmën ndaj Ukrainës.
Zëdhënesja Maria Zakharova tha: “Rusia nuk do ta harrojë dëshirën e Britanisë për të bashkëpunuar me forcat ultra nacionaliste në Ukrainë duke furnizuar ato me armë.
“Histeria e sanksioneve që po luan Londra ka vetëm një qëllim, të mos i lërë Rusisë asnjë zgjedhje por të ndërmarrë masa të ashpra kundërpërgjegjëse”.
“Londra ka bërë zgjedhjen finale për të hapur konfrontimin me Rusinë.”
E përditshmja Daily Star ka raportuar se Lufta e tretë Botërore mund t’i japë fund planetit me një “dimër bërthamor“.
Top Channel