Pano Soko është i ftuar në Top Channel, ku po zhvillohet transmetim maratonë i zgjedhjeve në 6 bashki të vendit dhe ka folur për pjesëmarrjen e ulët të votuesve.
Teksa përmend çmimin e lartë të naftës, Pano Soko thotë se qytetarët janë të neveritur nga situata në PD, aq sa edhe në këtë situatë nuk shkojnë në zgjedhje për të bërë ndryshime.
Pano Soko: Prisja pjesëmarrje më të lartë. Prisja të shikoja angazhim, njerëz të revoltuar, të cilët gjenin momentin për të shprehur para qeverisë, por në mënyrë simbolike për të dhënë votën kundër se naftën 240 lekë nuk e blej dot. Qytetarë të revoltuar që të shkojnë të japin votën për këtë situatë ekonomike ma thellojnë dëshpërimin që njerëzit janë kaq të neveritur nga situata në PD, saqë dhe në një situatë të tillë ekonomike, nuk marrin guximin të shkojnë.
Top Channel