Zelenskiy diskuton me Biden, SHBA i ofron mbështetje financiare Ukrainës

06/03/2022 11:31

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy ka biseduar me presidentin amerikan Joe Biden, ku kanë diskutuar lidhur me sigurinë, mbështetjen financiare për Ukrainën dhe vazhdimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Si pjesë e dialogut të vazhdueshëm, pata një tjetër bisedë me Presidentin”, shkroi Zelenskiy në Twitter.

Në një deklaratë, Shtëpia e Bardhë ka bërë me dije se presidenti Biden ka siguruar se së bashku me aleatët dhe partnerët e saj, SHBA do të rrisë kostot për Rusinë, pas agresionit të saj në Ukrainë.

Po ashtu, Biden ka thënë se administrata e tij po rrit ndihmën e sigurisë, humanitare dhe ekonomike për Ukrainën dhe po punon ngushtë me Kongresin për të siguruar fonde shtesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA