Komisionerët bllokohen nga dëbora, flasin për TCH: Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën

06/03/2022 09:59

Kushtet e vështira të motit në Shkodër kanë bërë që komisionerët të bllokohen nga dëbora dhe të mos mbërrijnë në qendrat e votimit në Shosh dhe Pult, ndonëse prej 3 orësh ka nisur orari zyrtar i procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit.

Në një lidhje telefonike për Top Channel që po bën transmetim maratonë të zgjedhjeve vendore në 6 bashki të vendit, komisioneri i PS Mir Cezmja tha: “Bora është shumë e madhe. Makinat nuk arrijnë të ecin. Është borë shumë e madhe. Jemi të gjithë komisionerë të dy palëve. Kemi mbetur në mes të malit. Nuk e di çfarë do të bëjmë, po mundohemi të bëjmë sa të mundemi.”

Ndërsa kryetari i qendrës së votimit në Shosh u shpreh: “Na kanë thënë që të penalizoheni po nuk arritët deri në 12. Më mirë të shkojmë në burg se të rrezikojmë jetën. Është një fadromë që ka dalë. Jam përfaqësues i PS. Jemi bashkë me komisionerët e tjerë, por nuk jemi në një makinë.”

“Nuk kalojmë dot. Nga këtu nuk kalohet, vetëm me helikopter”, tha një tjetër komisioner.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA