Numri i njerëzve të cilët kërkojnë t’i ikin luftës në Ukrainë mund të kapë shumë shpejt shifrën e 1.5 milionë, thotë OKB.
“Kjo është lëvizja dhe zhvendosja më e shpejtë e njerëzve që kemi parë në Europë që nga lufta e dytë botërore”, thotë organizata për Reuters.
Deri më tani 1.3 milion njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre që kur pushtimi rus filloi.
Polonia është shteti që ka mirëpritur më së shumti ukrainasit që ka lënë shtëpitë e tyre, por fluks ka pasur edhe drejt Hungarisë dhe Rumanisë. Megjithatë jo të gjithë ukrainasit do të rrinë përfundimisht në këto vende.
Shembulli më i qartë për këtë është Rumania, në tetë ditët e para të luftës 200 mijë njerëz mbërritën atje, por më pas 140 mijë prej tyre vendosën të largoheshin në shtete të tjera, sipas OKB.
Vendet në kufi me Ukrainën po shërbejnë si ndalesa e parë për shumë njerëz që ikin nga lufta.
Top Channel