Oligarku Alisher Usmanov largohet në pallatin luksoz në Uzbekistan pas ngrirjes së aseteve në Britani (fotot)

05/03/2022 17:51

Oligarku rus i sanksionuar më së fundmi në Britani, Alisher Usmanov besohet se është larguar në pallatin e luksoz në vendin e lindjes Uzbekistan.

Dikur një nga aksionerët kryesore të skuadrës londineze Arsenal dhe sponsor i skuadrës së Everton, ka humbur të drejtën e miliardave të tij pas sulmit rus në Ukrainë. Kësaj jave ai raportohet se kishte qëndruar në një prej rezidencave të tij në Gjermani.

Rrjetet publike të gjurmimit të fluturimeve si “Fly Radar” kishin zbuluar se avioni i tij gjigant personal Airbus A340-300 fluturoi të hënën nga aeroporti i Munich drejt kryeqytetit Tashkent, në Uzbekistanin e varfëruar.

Burimet ruse sugjeronin se 68 vjeçari Usmanov ka një pallat luksoz në Tashkent ku mund të relaksohet, duke e ditur se rezidenca nuk do të sekuestrohet asnjëherë nga qeveritë perëndimore.

Rrjeti MailOnline ka zbuluar një video ku shihen ambjentet e brendshme luksoze të impjantit rezidencial.

Pallati ka salla me kupola te larta dhe shkallë gjigante spirale, dhoma sauna e masazhi, kinema e sallë konferencash.

Në një garazh nëntokësor gjendet një flotë mercedezësh në vilën e rrethur nga tarraca piktoreske.

Milioneri Usmanov ka kaluar gjithnjë e më shumë kohë në vilën e tij në Tashkent së fundmi, sesa në rezidencat në Britani, Gjermani e Rusi.

Ai raportohet se i ka huazuar avionin e tij privat presidentit të vendit 64 vjeçarit Shavkat Mirziyoyev, që është miku i tij.

Manjati Usmanov i metaleve e mineraleve nuk është parë prej kohësh në vilën e tij 48 milionë paundë në veri të Londrës, dhe as në pronën rurale të shekullit të 16-të në Surrey.

Britania ka vendosur ngrirje të aseteve për Usmanov dhe kolegun e tij oligark Igor Shuvalov për arsye të ‘lidhjeve të ngushta me Kremlinin’.

Usmanov është një aleat dhe ndërmjetës biznesi i Putin që më parë ka thënë për të: “Fakti që jo të gjithë e pëlqejnë atë, nuk është problemi i Putin.

FOTO GALERI
2/6
68 vjeçari Usmanov ka një pallat luksoz në Tashkent ku mund të relaksohet, duke e ditur se rezidenca nuk do të sekuestrohet asnjëherë nga qeveritë perëndimore

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA